Europol arreston 33 persona, në mesin e tyre edhe shqiptarë – Konfiskohen mbi 18 milionë euro asete NULL NULL 31.05.2023 12:43 31.05.2023 12:43 33 persona janë arrestuar nga policia italiane dhe spanjolle. Me ndihmën e EUROPOL-it është shkatërruar banda kriminale e cila merrej me trafikim të drogës dhe pastrimit të parave. Në mesin e të arrestuarve ka edhe shqiptarë. Gjatë operacionit të EUROPOL-it janë sekuestruar edhe 18.5 milionë euro asete. Grupi kriminal përdorte kompani në vende të tilla si Kina, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo rrjetë komplekse kompanish lejonte që krimi i organizuar të maskonte burimin, vendndodhjen, pronësinë, kontrollin, origjinën dhe destinacionin e fondeve të përfituara në mënyrë të paligjshme, si dhe të shmangte zbulimin e tyre, thuhet në njoftimin e EUROPOL-it. E për të pastruar paratë e përfituara nga droga, banda përdoret një shërbim të posaçëm që quhet “Black Market Pesos Exchange”, ku rreziku i humbjes së parave është i vogël. EUROPOL ishte në përcjellje të bandës kriminale që prej vitit 2020. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.