Europa League: Unitedi e Tottenhami barazojnë në ndeshjet e para çerekfinale, humb Lazio NULL NULL 10.04.2025 23:19 10.04.2025 23:19 Kanë përfunduar ndeshjet e para çerekfinale të Europa League, ku Manchester Unitedi e Tottenhami nuk arritën më shumë se një barazim. “Djajtë e Kuq” barazuan si mysafir ndaj Lyonit, ku vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të Almadas në minutën e 26-të, ndërsa rezultati u barazua në minutën e 5-të shtesë në pjesën e parë nga Yoro. Mysafirët shënuan edhe një herë në minutën e 88-të, ku Zirkzee ia dha epërsinë e parë Unitedit në ndeshje, por që gëzimi i tyre zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Cherki barazoi krejt në fund të takimit. Në anën tjetër, Tottenhami në shtëpi u nda me barazim ndaj Eintracht Frankfurtit, ku fillimisht ishin duke humbur, pas golit të shënuar nga Ekitike në minutën e 6-të. E, 20 minuta më vonë, Porro shënoi për ta vendosur baraspeshën në fushë, që në fund doli të ishte edhe rezultati final. Pa gola u krye ndeshja mes Rangers dhe Athletico Bilbaos, ndërsa Lazio u mposht në udhëtim nga Bodo/Glimti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 3 days