Euronews: ShBA-ja kërkoi që aplikimi i Kosovës të mos futet në agjendën e KiE-së shkaku i Asociacionit NULL NULL 31.01.2023 16:50 31.01.2023 16:50 Ministritë e Punëve të Jashtme të disa shteteve evropiane, anëtare të Këshillit të Evropës, kanë marrë një notë nga ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të cilën thuhet se Uashingtoni konsideron se çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës nuk duhet të futet në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Sipas mediumit “Euronews” në gjuhën serbe, ShBA-ja ka kërkuar që çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të mos vihet në agjendë, derisa “Kosova të marrë një qëndrim më konstruktiv për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, i cili do t’i hapte rrugën propozimit të marrëveshjes bazë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”. Sipas mediumit “Euronews” në gjuhën serbe, ky qëndrim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është pranuar nga Italia, Franca dhe Gjermania. “Së fundmi, një mesazh i ngjashëm ka ardhur edhe nga ambasada gjermane në Prishtinë, e cila ka theksuar se bllokimi i formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do ta vështirësojë sigurimin e shumicës së nevojshme të votave për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, shkruan “Euronews” në gjuhën serbe, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se sot në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë është mbajtur takimi i thirrur nga ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ku u diskutua çështja e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 12/02/2023