Eurokomisari Hahn, ky shpëtimtar i Maqedonisë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Eurokomisari Hahn, ky shpëtimtar i Maqedonisë

NULL NULL
31/05/2015

Nga burimet diplomatike, plusinfo merr vesh se janë afër një zgjedhje të mundshme për kompromis midis VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, për të cilën flitet në vizitën e ardhshme të eurokomisarit Johannes Hahn, i cili do ta vizitojë Shkupin të martën.

Bëhet fjalë për opsionin sipas të cilit në periudhën prej gjashtë muajve deri në një vit, nuk duhet që të vihet deri te dorëheqja e qeverisë së Nikola Gruevskit, por me marrëveshje politike të zgjidjhen të gjitha çështjet e kabinetit të lidhura me ndryshimin e rregullativës ligjore dhe ambientit politik në vend, të cilat do t`i merrte një trup i ri ekzekutiv, në të cilën do të përfaqësohen katër partitë politike dhe përfaqësuesi i Komisionit Evropian, transmeton Zhurnal.

Qeveria e Nikola Gruevskit dhe Parlamenti do të kishin obligim politik që të gjitha propozimet e këtij komisioni të shndërrohen në zgjedhje ligjore, nënligjore dhe kadrovike.

“Nuk do të më pëlqente një zgjedhje e tillë”, komentoi burimi i Plusinfo, por është e ditur se kompromisi që do të gjendet, nëse gjendet, nuk do t`i pëlqej askujt. Kjo gjë do të nënkuptonte që Gruevski do të qëndrojë në krye të qeverisë për të mos ia ulur yllin”. / klankosova.tv