19:29, 2 Prill 2020
  • Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga 1 prilli të heq taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina, dhe e zëvendësoi atë me masë të reciprocitetit.

Pas këtij vendimi kanë reaguar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon-Taubadel dhe Kryesuesi i Delegacionit për marrëdhëniet Bosnje-Kosovë, Romeo Franz, transmeton Klan Kosova.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon-Taubadel, ka thënë se ky është një hap vendimtar shumë i rëndësishëm i bashkëpunimit politik në rajon.

“Jemi shumë të lumtur me vendimin e marrë nga Qeveria në detyrë e Kosovës për të hequr tarifat 100 për qind. Është një sinjal shumë i rëndësishëm i bashkëpunimit politik në rajon dhe hap vendimtar, i cili shpresojmë se do të çojë në vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, në mënyrë që marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës të normalizohen”, ka thënë Von Cramon-Taubadel.

Ndërsa Kryesuesi i Delegacionit për marrëdhëniet Bosnje-Kosovë, Romeo Franz, deklaroi se kjo mundet të jetë një shenjë e rëndësishme e solidaritetit.

“Ne presin nga shtetet e BE-së të realizojnë premtimin e tyre për t’iu dhënë qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave sa më shpejt që të jetë e mundur, pavarësisht krizës aktuale politike.Kjo mund të jetë një shenjë e rëndësishme e solidaritetit, veçanërisht për të rinjtë e Kosovës dhe për përkushtimin e vendit për të ardhmen e tij evropiane”, ka thënë Franz, thuhet në njoftimin e Parlamentit Europian.

Konkurs Pune

Lexo më shumë