EURO27 për U21, thirrjet raciste e “detyrojnë” Rumaninë të marrë masa për ndeshjen ndaj Kosovës NULL NULL 17.06.2025 16:38 17.06.2025 16:38 Futbollistët e Kosovës duke u përleshur me ata të Rumanisë. Foto: Getty Images Kombëtarja U21 e Kosovës do ta nisë fushatën e ardhshme kualifikuese në “Euro U21 2027” më 5 shtator ndaj Rumanisë. Mediumi rumun GSP ka shkruar se zyrtarët e Federatës Rumune të Futbollit po marrin masa paraprake për ndeshjen ndaj Kosovës, duke pasur parasysh ngjarjet që ndodhën në dy ndeshjet e fundit të luajtura nga kombëtaret A. Sipas GSP-së, ndeshja e Rumanisë U21 ndaj Kosovës U21 nuk do të luhet “në asnjë rrethanë” as në Bukuresht e as në Cluj. “Organizimi i një ndeshjeje të tillë në qytetet e përmendura, plus numri i madh i shikuesve, e rrit mundësinë e ngjarjeve të pakëndshme. Kështu po shqyrtohen mundësitë e organizimit në Sibiu ose Targoviste”, shkruan GSP, transmeton Klankosova.tv. Në nëntor të vitit të kaluar, pak sekonda para fundit ndeshja në mes Rumanisë dhe Kosovës u pat ndërprerë për shkak të thirrjeve raciste ndaj “Dardanëve” nga ana e tifozëve rumunë të cilët në kor brohoritshin “Kosova është Serbi”. Lojtarët e Kosovës, pas këtyre thirrjeve raciste, e lanë fushën dhe nuk u kthyen më. Një ngjarje e njëjtë kishte ndodhur edhe më 12 shtator 2023 pikërisht në ndeshjen Rumani – Kosovë, e cila u pat ndërprerë në minutën e 18-të për shkak të thirrjeve raciste nga tifozët rumunë dhe të cilët shfaqën pankarta me mbishkrimin “Kosova është Serbi”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.