Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“EURO 2024”, sot luhen edhe dy ndeshjet e grupit D

NULL NULL
25.06.2024 10:35

Sot me fillim nga ora 18:00, do të luhen edhe dy ndeshjet e grupit D.

Franca do të ndeshet kundër Polonisë dhe Holanda do të luajë kundër Austrisë.

Në këtë grup, “gjelat” dhe “tulipanët”, i kanë nga katër pikë duke pasur gjasa më të mëdha për fazën e dytë të garës.

Në lojë mbetet edhe Austria që i ka tri pikë të grumbulluara nga dy ndeshjet, derisa nga kampionati është përshëndetur Polonia e cila nuk e ka asnjë pikë deri më tani.

Mbetet të shihet se cilat nga skuadrat e grupit D do të vazhdojnë tutje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.