EURO 2020: Vlera e kombëtareve, në krye Anglia e pasuar nga Franca NULL NULL 10/06/2021 10/06/2021 Kombëtarja e Anglisë në futboll do të jetë ekipi më i vlefshëm i Kampionatit Evropian “EURO 2020” që do të nis të premten. “Tre luanët” sipas ueb-faqes së njohur për vlerat e futbollistëve “Transfermarkt”, nga 26 lojtarë të grumbulluar, kap vlerën prej 1 miliard e 270 milionë eurosh, transmeton Klan Kosova. Pas tyre, renditet Franca, si njëra nga dy kombëtaret që shifrën e vlerës e ka me miliarda euro. Ndërsa në ‘top 5’ skuadrat më të vlefshme hyjnë edhe Gjermania, Spanja e Portugalia e Cristiano Ronaldos. Krejt në fund, ndodhet Finlanda me vetëm 44 milionë euro vlerë të ekipit, ndërsa mbi të, gjenden fqinjët nga Maqedonia e Veriut. Në këtë kampionat janë të ftuar 250 lojtarë nga 24 shtete. /klankosova.tv/