EURO 2020, Visar Berisha: Faza e grupeve mund të ketë befasi, favorite pesë kombëtare NULL NULL 10.06.2021 22:36 10.06.2021 22:36 Kampionati Evropian i futbollit “EURO 2020” do të nis të premten, e ku në program do të jetë ndeshja hapëse, Turqi – Itali. Për këtë duel, por edhe rrjedhën e kampionatit, për klankosova.tv, ka folur kapiteni dhe futbollisti i Ballkanit të Suharekës, Visar Berisha. Për duelin e parë, ai tha se sheh vetëm një favorit. “Është ndeshje interesante dhe e para e kampionatit ku do të jetë e vështirë për dy skuadrat pasi që janë në një grup të vështir dhe do të tentojnë të marrin makimumim. Megjithatë favorite shoh Italinë në këtë duel”, tha ai. Ky sheh si favorite për triumf në këtë garë Kombëtaret si Portugalia, Franca, Anglia, Belgjika e Spanja. Sipas Berishës, faza e grupeve mund të ketë befasi, duke ditur rëndësinë e pikëve që kanë tri duelet e para të kampionatit. “Faza e grupeve mund të ketë ndonjë befasi pasi që edhe me pikë minimale mund të kalohet grupi. Kështu që befasitë do të mund të jenë më evidente në këtë kampionat”. E situata në të cilën ndodhemi, dhe shtyrja për 365 ditë e këtij kampionati, është ajo se çfarë do e veçojë këtë “EURO 2020”, sipas Berishës. Ky i fundit, tha se Maqedonia e cila eliminojë Kosovën në fazën gjysmë-finale të Ligës së Kombeve, këtë kampionat do të jetë e lumtur vetëm me pjesëmarrje, pasi nuk e sheh si ekip që do të mund të bëjë ndonjë befasi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.