EULEX konfirmon kërkesën për heqjen e imunitetit të Maria Bamieh NULL NULL 11/11/2015 11/11/2015 Misioni i EULEX-it me anë të një kumtese për media ka ritheksuar se ka pranuar një kërkesë nga autoritetet kosovare për heqjen e imunitetit të ish- pjesëtarit të saj. Për këtë zhvillim ka njoftuar mbrëmë Klan Kosova, përmes një kronike të lajmeve, ku bëhet fjalë për heqjen e imunitetit të ish-prokurores Maria Bamieh. ” Kërkesa është trajtuar në pajtim me procedurat standarde ekzistuese. “Kërkesa për heqjen e imunitetit mund të bëhet vetëm nga autoritetet vendore me kërkesë të prokurorit që merret me hetimet e rastit. Vendimi se a duhet hequr imuniteti i një pjesëtari të stafit përfundimisht merret nga Përfaqësuesi i Lartë në Bruksel dhe prandaj është jashtë kontrollit të Misionit dhe/apo ndonjërit prej pjesëtarëve të stafit të tij. Nuk është nisur asnjë hetim penal as nga Jaroslava Novotna e as nga Claudio Pala,” thuhet në njoftimin e EULEX-it, përcjellë Klan Kosova.
Kosova Reduktimet e rrymës, Buzhala: Sot pasdite pritet përmirësimi i furnizimit me energji elektrike 6 minuta më parë