EULEX: Kemi asistuar policinë e Kosovës në transportimin e pelegrinëve deri në Jarinjë NULL NULL 25.09.2023 19:41 25.09.2023 19:41 Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), në një përgjigje për Klankosova.tv ka sqaruar se njësiti i saj ka asistuar brenda mandatit të saj Policinë e Kosovës, në transportimin e pelegrinëve që ishin brenda Manastirit të Banjskës. EULEX i quan të pasakta informacionet se ata janë transportuar për Novi Sad. Sipas këtij misioni ata janë dërguar deri në pikën kufitare në Jarinjë. Derisa nuk dhanë detaje nëse ndonjë prej pelegrinëve mund të ketë qenë i grupit terrorist që sulmoi pjesëtarët e policisë së Kosovës, në orët e para të ditës së djeshme e ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. EULEX tha se për këtë duhet të kërkohet përgjigje nga ana e institucioneve të Kosovës/ Klankosova.tv Personat që ishin brenda Manastirit në Banjskë u përcollën për në Novi Sad nga EULEX *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vrasja e Liridonës, flet ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit 10 orë më parë
Kosova Qeveria mban mbledhje, kërkon nga Osmani autorizimin për kredinë 20 milionëshe nga BERZH-i 16 orë më parë