EULEX-i përforcohet me 92 pjesëtarë të xhandarmërisë NULL NULL 14.03.2022 14:48 14.03.2022 14:48 Një Njësi Policore e Specializuar Rezervë e përbërë prej 92 pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmerisë (EUROGENDFOR) nga Portugalia, Franca dhe Italia do të zbarkojë përkohësisht në Kosovë gjatë javëve në vijim për të përforcuar kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it (NjPS). NjPS-ja Rezervë do të mbështesë EULEX-in për përmbushjen e detyrave të tij, përfshirë si reagues i dytë i sigurisë i Kosovës nëse është e nevojshme, duke pasur parasysh mjedisin e sigurisë. NjPS-ja e EULEX-it është reaguesi i dytë i sigurisë i Kosovës, si pjesë e një mekanizmi treshtresorë të reaguesve të sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i i dyti, dhe KFOR-i reaguesi i tretë i sigurisë. NjPS-ja e rregullt e EULEX-it aktualisht përbëhet prej 105 zyrtarëve policorë nga Polonia të stacionuar në Mitrovicë. NjPS-ja Rezervë e siguruar nga EUROGENDFOR përbëhet prej 92 xhandarmëve: 42 nga Portugalia, 28 nga Franca dhe 22 nga Italia. Ata do të vendosen në Kompleksin e EULEX-it për Mbështetje në Fushë Kosovë dhe do të jenë nën komandën e EULEX-it. Një ekip paraprak pritet të mbërrijë sot, më 14 mars. Zbarkimi i NjPS-së Rezervë dëshmon vendosmërinë e EULEX-it për të vazhduar mbështetjen e stabilitetit të Kosovës dhe për të kontribuar për sigurinë e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë. “Forca Evropiane e Xhandarmërisë është forcë policore shumëkombëshe, operacionale, e para-organizuar, e fuqishme, dhe shpejtë e zbarkueshme. Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it është reaguesi i dytë i sigurisë i Kosovës dhe ofron mbështetje të vazhdueshme për kapacitetet e Policisë së Kosovës për kontrollin e turmave dhe trazirave përmes këshillave dhe seancave të trajnimeve të përbashkëta. Mekanizmi treshtresorë i reaguesve të sigurisë në Kosovë përbëhet prej Policisë së Kosovës si reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-it si reagues i dytë dhe KFOR-it si reagues i tretë. Qëllimi i reaguesit të dytë të sigurisë është de-eskalimi i tensioneve dhe rikthimi i rendit publik, si dhe mbrojtja e jetës, integritetit dhe pronës së popullsisë së prekur”, thuhet në komunikatë, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë