EULEX i dhuron tri vetura dhe pajisje të teknologjisë IPK-së

EULEX i dhuron tri vetura dhe pajisje të teknologjisë IPK-së

NULL NULL
2 months më parë

Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar një donacion nga Misioni i Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).

Shefi i këtij misioni Lars-Gunnar Ëigemark dhuroi tri vetura dhe pajisje të ndryshme, duke përfshirë edhe pajisje të teknologjisë informative, njofton Klan Kosova.

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Kushtrim Hodaj në një fjalë rasti gjatë ceremonisë e falënderoi shefin e Misionit EULEX për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të dhënë nga ky mision në ngritjen e kapaciteteve të agjencive të zbatimit të ligjit në përgjithësi duke përfshirë edhe Inspektoratin Policor të Kosovës.

“IPK vlerëson lart bashkëpunimin me institucione të Bashkimit Evropian e sidomos me Misionin e EULEX-it dhe ky bashkëpunim ka ndikuar që IPK të rris kapacitetet e saj profesionale”, ka thekuar Hodaj duke u zotuar që IPK mbetet e përkushtuar që të vazhdojë këtë bashkëpunim në mënyrë që sundimi i ligjit të mbetet prioritet për të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit e në veçanti për IPK-në.