Eugent Bushpepa: Nuk prisja që të shkoja në finale (VIDEO) NULL NULL 16.05.2018 22:03 16.05.2018 22:03 LISBON, PORTUGAL - MAY 8, 2018: Singer Eugent Bushpepa representing Albania performs the song Mall in the first semifinal of the 63rd edition of the 2018 Eurovision Song Contest at Lisbon Arena. Vyacheslav Prokofyev/TASS (Photo by Vyacheslav ProkofyevTASS via Getty Images) Këngëtari i famshëm, Eugent Bushpepa i cili u rendit në vendin e 11 në Festivalin Europian të Këngës, deklaroi se kjo ishte një “dritare shumë e madhe për të paraqitur artin jashtë kufijve” dhe “rritje profesionale”. Bushpepa theksoi se nuk shkoi me synim për të fituar, por vetëm që të performonte denjësisht në gjysmëfinale. “Nuk mendoja se do të hyja në finale sepse jam kritik i madh i artit tim. Gjithashtu, nuk e prisja sepse “Mall” ishte ndryshe nga këngët që u prezantuan aty, pa nuanca moderne”, tha Bushpepa. Kantautori theksoi se “gjuha shqipe në këngë është lavdëruar që në fillim”. “Tingëllonte mirë dhe të gjithë më kanë thënë që më mirë që ishte shqip kënga”, u shpreh Eugent Bushpepa. https://www.youtube.com/watch?v=28xf6UoCozo *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.