Etrit Berisha titullar në Kupën e Italisë NULL NULL 16.12.2015 18:43 16.12.2015 18:43 Etrit Berisha do të luajë edhe në ndeshjen e nesërme të Kupës së Italisë. Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Stefano Pioli. Trajneri i Lacios vendosi ta aktivizojë shqiptarin edhe pse do të jetë në kampionat këtë fundjavë ndaj Interit pas dëmtimit të Federiko Marchetit. Poli nuk ka ndërmend të rrezikojë ndaj Udinezes duke përfshirë në formacion të riun Guido Guerrieri. “Nesër do të luajë Berisha në portë” – tha Pioli në konferencën para takimit të Kupës së Italisë. Etrit Berisha cilësohet si portieri i dytë te Lacio dhe aktivizohet vetëm në ndeshjet e kupave, shkruan albeu.com *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.