Etno Fest nis këtë javë në fshatin Kukaj NULL NULL 07.07.2025 12:10 07.07.2025 12:10 Festivali “Etno Fest” do të mbahet nga data 10-20 korrik 2025 në fshatin Kukaj, me aktivitete të ndryshme kulturore. Edicioni i 15-të i këtij festivali vjen me temën “Identiteti” – një udhëtim i thellë drejt rrënjëve tona, ndaj asaj që jemi dhe çfarë kemi trashëguar. Ky edicion do të fillojë me performancën e Malda Susurit dhe do të vazhdojë me shumë grupe të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, si Grupi Rilindja, Jericho, Sarakasi Trust nga Kenia, një trupë akrobatësh, valltarësh dhe artistësh që sjellin ritmin dhe energjinë unike të Afrikës, Florent Abrash, Vjollca Robelli etj. Ekspozita “KRUSHA IME” nga Mercedes Pereira është një homazh për gratë e Krushës – të mbijetuara të luftës, simbol i forcës dhe guximit, që hapet në kuadër të festivalit, pastaj Blerta Syla Surroi paraqitet me ekspozitën e qeramikës “Rrëfime Peshqish”, skulptori Gëzim Muriqi me “Ridimensionime” etj. Nga tingujt autoktonë, artizanati, ushqimi tradicional, shfaqjet, ekspozitat e deri te rrëfimet që mbajnë gjallë shpirtin e një kombi – Etno Fest është vendi ku kultura jehon, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Arte pamore Instalacioni “Mendoj për Ty” i artistes Xhafa-Mripa u shfaq edhe në hapësirat publike të Strasburgut 2 days