Lajmet e fundit
Virusi i Nilit Perëndimor që përhapet nga mushkonjat po shton shqetësimin me rritjen e numrit të rasteve në Maqedoninë e Veriut dhe paraqitjen e rastit të parë në Shqipëri.
Profesori i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, Kurtesh Sherifi në emisionin "Ora 7" në Klan Kosova tha se mushkonjat janë bartës të virusit teksa shtoi se te disa persona shfaqen simptoma të infeksionit viral të zakonshëm si ethe dhe temperaturë.
Sherifi tha se 1% e këtyre infeksioneve mund të komplikohen me prekje të cipave të trurit që paraqiten me një simptomatologji më të rëndë.
"Pastaj nëse mushkonjat janë bartës të virusit, në momentin që pickojnë njeriun, transmetojnë edhe virusin dhe themi që vetëm në 20% të rasteve tek njerëzit mund të shfaqin shenjat klinike dhe shenjat klinike në njerëz vetëm do thotë përqindjen e madhe po themi në 19% prej këtyre 20-ve shfaqet me ethe, temperaturë si një lloj infeksioni viral i zakonshëm. Por një pjesë e tyre vetëm 1% prej të gjitha këtyre infeksioneve mund të komplikohen me prekje të cipave të trurit që ne i quajmë infeksionet ose meningoencefalite dhe që paraqiten me një simptomatologji të rëndë", tha Sherifi.