Lajmet e fundit
Virusi i Nilit Perëndimor që përhapet nga mushkonjat po shton shqetësimin me rritjen e numrit të rasteve në Maqedoninë e Veriut dhe paraqitjen e rastit të parë në Shqipëri.
Doktoresha Aurora Dollenberg tha se virusi i Nilit Perëndimor nuk është i panjohur në territoret shqiptare. Ajo tha se kampioni i parë në Shqipëri është zbuluar që në vitin 1960.
"Ethet e Nilit Perëndimor janë një sëmundje tanimë e ditur prej disa dekadash në vendet shqipfolëse. Kampioni i parë në Shqipëri është zbuluar që në 1960 dhe në këto shtatë dekadat, pra 70 vite mund të quhet se bashkëjeton me shqiptarët virusi i Nilit Perëndimor dhe transmetohet në stinën e verës me anë të mushkonjave kuleks që është një një mushkonjë specifike që e mbart këtë virus. Prandaj dhe ne nga ana epidemiologjike nuk mund të parashikojmë se ku do jenë shpërthimet e radhës së etheve të Nilit, sepse popullatat e kësaj mushkonje shumohen në stinën e verës në ato zona ku ka ujëra të ndenjura zonat ish moçalore", tha fillimisht ajo.
Tutje ajo shtoi se virusi kalon vetëm nga pickimi i mushkonjave dhe nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu.
"Dua të theksojmë që nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, pra është vetëm kalimi mushkonjë tek njeriu dhe te kafshët", tha ajo.