Lajmet e fundit

Mbrëmja e së hënës në Ligën e Kombeve ka dhuruar emocione të forta, spektakël dhe gola të shumtë në tetë përballjet e zhvilluara në nivele të ndryshme të këtij kompeticioni.
Vëmendja kryesore ishte në elitën e futbollit evropian, në Ligën A, ku Franca dhe Italia regjistruan fitore me peshë në udhëtim.
"Gjelat" triumfuan me rezultat minimal 0-1 në Bruksel ndaj Belgjikës falë një goli të vonshëm, ndërsa "Të Kaltrit" e Italisë dominuan ndaj Turqisë duke marrë një fitore bindëse me shifrat 1-4, transmeton Klankosova.tv.
Në Ligën B nuk mungoi as efikasiteti i lartë, por as barazimet pa gola. Ndeshjet Gjeorgji – Ukrainë dhe Irlandë e Veriut – Hungari përfunduan me rrjeta të paprekura (0-0).
Në anën tjetër, Bosnjë dhe Hercegovina arriti një triumf të madh në Bukuresht ndaj Rumanisë me shifrat 2-4, teksa Suedia tregoi forcën në shtëpi duke mposhtur Poloninë me rezultat të pastër 3-1.
Eksploziv ishte ritmi edhe në Ligën C, ku Mali i Zi arriti të marrë një fitore dramatike 2-3 në Yerevan përballë Armenisë, ndërsa dueli mes Letonisë dhe Qipros u mbyll në barazim të bardhë 0-0.