Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ethan Crumbley dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 nxënësve në një shkollë në Michigan

NULL NULL
08.12.2023 23:04
Ethan Crumbley
Ethan Crumbley

Adoleshenti, Ethan Crumbley është dënuar me burgim të përjetshëm, pa lirim me kusht, për vrasjen e katër shokëve të klasës dhe plagosjes së gjashtë të tjerëve dhe një mësuese në shkollën e mesme të Oksfordit në Michigan në vitin 2021.

Para dënimit, Crumbley, para gjyqtarit tha se është njeri i keq, duke pranuar se ka bërë gjëra të këqija, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Unë jam një person vërtet i keq. Kam bërë gjëra të tmerrshme që askush nuk duhet t’i bëjë kurrë.” Cilado qoftë dënimi i dhënë, unë planifikoj të jem më mirë”, është shprehur ai.

Dënimi mbylli një seancë dëgjimore emocionale, disa orëshe, e cila filloi me një deklaratë nga nëna e viktimës së të shtënave, Madisyn Baldëin, një nxënëse e shkollës së mesme e cila nuk arri të jetojë në vitin 2021.

Nicole Beausoleil e përshkroi me qetësi se si kishte parë trupin e pajetë të vajzës së saj mbi një gur të ftohtë, thonjtë e saj blu dhe flokët e mbuluara me gjak.

“Kjo nuk është vajza ime,” kujtoi të ketë thënë Nicole Beausoleil duke menduar teksa jepte deklaratën e parë në seancën e dënimit të Ethan Crumbley.

Dënimi ndaj Crumbley erdhi më pak se dy muaj pasi një gjykatës vendosi që adoleshenti meritonte dënimin më të ashpër të mundshëm në Michigan.

Ndërkaq, dhjetra të mbijetuar të sulmit në shkollën e mesme të Oksfordit dhe anëtarë të familjeve të të vrarëve dhanë deklarata për orë të tëra përpara se gjykatësi të jepte dënimin e Crumbley.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.