Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Estonia njeh përpjekjet e Kosovës për de-eskalim të situatës në vëri

NULL NULL
08.12.2023 23:03
policia e kosoves
Kosovo police officers stand on the road near Banjska Monastery during a ongoing police operation in the village of Banjska on Monday, Sept. 25, 2023. Kosovo on Monday observed a day of mourning for the Kosovar Albanian police officer killed by Serb gunmen who then barricaded themselves in an Orthodox monastery in a siege that further raised tensions as the two wartime foes seek to normalize ties. In the north, where most of Kosovo’s ethnic Serb minority lives in four municipalities around Mitrovica, police were patrolling in search of the armed assailants after they left the monastery. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Komiteti për Çështje të Bashkimit Evropian (EUAC) i parlamentit të Estonisë dhe ministri i punëve të jashtme i vendit, Margus Tsahkna miratuan qëndrimin e rishikuar të qeverisë për zgjerimin e BE-së.

Në fund të takimit, komiteti ka thënë se ka vendosur që t’i vlerësojë përpjekjet e Kosovës për deskalimin e situatës në veri.

“Komiteti vendosi të njohë përpjekjet e Kosovës për të de-përshkallëzuar situatën në pjesën veriore të vendit dhe përafrimin vullnetar me sanksionet anti-ruse të Bashkimit Evropian”, u tha nga ky Komitet, raporton Klankosova.tv.

Po ashtu, Komiteti tha se ka vendosur që Estonia do të mbështeste fillimin e negociatave të pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë dhe do të avokonte për përshpejtimin e procesit.

Ndërkaq, Estonia ka thënë se “është e gatshme të mbështesë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën nëse vendi përmbush kriteret e kërkuara në mënyrë të kënaqshme”. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.