Estonia mbështet arsimin në Kosovë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Estonia mbështet arsimin në Kosovë

NULL NULL
12/11/2015

Pas vizitës zyrtare në Letoni, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka udhëtuar për vizitë në Estoni, ku sot është pritur nga ministri i Arsimit dhe Shkencës i EstonisëJurgen Ligi.

Gjatë këtij takimi është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në të gjitha nivelet e arsimit, sidomos në arsimin e lartë dhe në arsimin profesional.

Bajrami mori konfirmimin e ministrit Ligi se do ta mbështesin Kosovën për anëtarësim në Bolonjë, konfirmim që e ka marrë dje edhe nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës e Letonisë.

Të dy ministrat u shprehën të gatshëm për thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha të arsimit, në shkëmbimin e profesorëve dhe studentëve, në arsimin profesional, në projekte të përbashkëta për aplikim në fondet e Bashkimit Evropian për arsim dhe shkencë. Ky bashkëpunim do të konkretizohet  përmes një marrëveshje që do të nënshkruhet nga dy ministrat, transmeton Klan Kosova.