Eskalon dashuria – a iu këndua më mirë dashurisë atëherë apo tash? NULL NULL 1 month më parë 1 month më parë Ni bebi, bebi, bebi, bebi, bebi uhh baby Bebi, bebi, bebi, bebi, bebi uhh baby) (Veten e shoh Po e shoh t’u ra për to Ama veten e njoh Me ty boj si me asnjo Sikur nata me ditë Si notat en melodi Je t’u m’bo me u ni Sikur n’ëndërr Vera po vjen, këngë të reja po bjen…Mbi 16 mijë klikime numëron në Youtube, projekti i cili riktheu Era Istrefin në skenë. Shpërthim gjithandej, por kujt po i këndon? Dashurisë? Ni bebi, bebi, bebi, bebi, bebi uhh baby Veten e shoh Po e shoh t’u ra për to Në fakt, Era nuk duket në gjendje se po bie… Në formën perfekte teksti dhe dukja e Erës paraqesin dy ekstreme. Hajde afrohem tash Parameno kur bohem bashkë Nuk menohem mo Jo mo, jo mo Hajde afrohem tash Se konga jem po knohet nana Nuk menohem mo Jo mo, jo mo Thirrja e Erës që të bëhet bashkë më personin, të cilit po i këndon na kthen prapa në kohë… Shkojmë pak në vitin 1994, kur dashurisë i këndohej me të madhe… Erdhi rradha të këndoj këngën për ty erdhi ai moment kur vargjet shkruhen lotë pikojnë nga sytë Kurrë s’kam qenë poet i mirë të shkruaj nuk kam ditë vetëm këtë refren për ty e ruajta me zemër e këndoj Rreth 6 muaj iu deshën këngëtarit Agim Gërguri që të gjente vetëm refrenin e këngës, ‘’Kur të vjen pleqëria’’, këngë që këndohet posaçërisht për dashurinë. Por, pse ndryshoi aq shumë mënyra se si i këndojmë dashurisë? Tekstet dhe gjuha që përdoren janë totalisht ndryshe. Jo kaq “i butë” u tregua tekstshkruesi nga Shqipëria. Faji, thotë Olti Curri, është te liria e publikimit nga cilido që mendon se është i mirë në muzikë. Ndryshe nga e kaluara në vargje janë të pakta fjalitë e zgjedhura që i dedikohen dashurisë. Kryesisht kemi një fjalë që shtjellohet e përsëritet. Dhe duke mbledhur gjithë këto të dhëna, duke trajtuar si tekstin, ashtu edhe videoklipin, çdo herë e më shumë vijmë te dilema hamletiane, muzikë për vesh apo për sy? Çka mendoni ju – muzika po dëgjohet apo shikohet?
Kosova MASHTI distancohet nga përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së 29.06.2022 14: 01