“Është puna jonë se ku e vendosim ushtrinë”, thotë Vuçiq NULL NULL 21.11.2023 13:26 21.11.2023 13:26 Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se është i vetëdijshëm se Perëndimi është i interesuar vetëm për Banjskën. Ai në konferencën e përbashkët me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi se është punë e Serbisë se ku do të vendosë forcat e saj ushtarake “Ku do ta vendosim ushtrinë është punë e jona, në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe pa rrezikuar askënd”, tha Vuçiq në përgjigje të deklaratës së Stoltenbergut se trupat shtesë të ushtrisë serbe në kufi me Kosovën nuk do të kontribuojnë në de-përshkallëzim. Nga Beogradi, shefi i NATO-s deklaroi se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është çelësi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ai i bëri thirrje të dyja vendeve që të vazhdojnë dialogun, sepse, siç theksoi, kjo është e vetmja rrugë drejt paqes, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Filipinet goditen nga një tërmet me magnitudë 7.5, shkakton paralajmërime për cunami 02/12/2023