Lajmet e fundit

Në emisionin “Ora Shtatë”, autori Rahim Azemi ka sjellë një rrëfim për kujtesën, rrënjët dhe trashëgiminë familjare.
Pas më shumë se një dekade punë kërkimore, profesori Azemi ka kurorëzuar studimin e tij me librin “Trungu gjenealogjik i familjes Haziri”, transmeton Klankosova.tv.
“Çështja e temës që kam trajtuar është një kohë e gjatë, diku prej viteve 1974, ku sipas rrëfimeve që janë dhënë brez pas brezi dhe mandej valët e jetës kanë qenë të tilla që është dashur me shty. Dekadën e fundit kam punuar intensivisht vetëm për këtë temë. Është e rëndësishme që t’i shohim rrënjët tona prej nga kanë rrjedhur, dhe si janë zhvilluar proceset e familjes. Ka indikacione të ndryshme këtu të cilat japin mendime të ndryshme. Dhe pas hulumtimeve që janë bërë, kemi të bëjmë me lëvizjen e popullsisë prej regjimeve të ndryshme, prej të cilave ka fise që prej presioneve sllave kanë ikur”, u shpreh Azemi.
Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme: