Escobari e Lajçaku nisin takimin me Vuçiqin NULL NULL 06.06.2023 19:38 06.06.2023 19:38 Dyshja e diplomatëve të lartë, Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak, pas qëndrimit në Kosovë ku takuan krerët institucionalë, kanë vazhduar rrugëtimin e tyre për në Beograd. Atje dyshja është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një takim që raportohet të ketë nisur rreth orës 19:00, raporton Klankosova.tv. Në takim, sipas “Tanjug”, po marrin pjesë edhe shefi i delegacionit të BE-së në Beograd, Emanuele Giaufret, si dhe ambasadori amerikan atje, Christopher Hill. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Agresioni në Banjskë, Hasani: Kosova të hartojë një raport kredibil ndërkombëtar me EULEX-in e KFOR-in (VIDEO) 23 minuta më parë