Escobar: Vendimi për pranimin e Kosovës në KiE s’është fitore, por një obligim NULL NULL 04.05.2023 10:12 04.05.2023 10:12 Zëvendëndihmës Sekretari i ShBA-së, Gabriel Escobar, ka thënë se vendimi për ta pranuar Kosovën në Këshillin e Evropës nuk është një fitore. “Këshilli i Evropës ka për obligim që të sigurojë aplikim sipas standardeve demokratike dhe lirisë”. Sipas tij, statusi i pakicës serbe në Kosovë do të jetë hapi tjetër i këshillit. “Duhet të shohim progres lidhur me shqetësimet e komunitetit serb në veri të Kosovës dhe mungesën e zbatimit të disa dispozitave kushtetuese, përfshirë mbrojtjen e Manastirit të Deçanit”, citohet të ketë thënë Escobar, transmeton Klankosova.tv Ai më tej ka thënë se edhe Prishtina edhe Beogradi janë të interesuara në arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, transmeton KlanKosova.tv. “Ato nuk do të ishin në Ohër dhe nuk do të pranonin marrëveshje ligjërisht obligative nëse nuk do të ishin seriozë. Edhe Bashkimi Evropian edhe ShBA-ja janë barazi seriozë për këtë çështje”. Escobar ka folur edhe për propozimet lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. “Për herën e parë ne kemi dëgjuar direkt nga Qeveria e Kosovës për vizionin lidhur me asociacionin, derisa Serbia ka një version tjetër. Përgjigja për të dyja palët është që të flasin në dy javët në vijim”, ka theksuar ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 39 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 53 minuta më parë