Escobar pritet që të ketë adresim për takimin Kurti – Vuçiq (VIDEO) NULL NULL 18.03.2023 22:26 18.03.2023 22:26 I dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ishte i parë që ka dalë jashtë ndërtesës ku u mbajt takimi në mes kryeministrit Albin Kurti, e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Pas takimit, Escobar është parë duke biseduar me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ndërsa më pas është kthyer serish tek vila ku u mbajt takimi, njofton Klankosova.tv. Ai tha se do të dalë në konferencë për media, pasi një gjë të tillë ta bëjë shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months