Escobar pas takimit trelateral: Marrëveshja për asociacionin të zbatohet sipas kushtetutës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Escobar pas takimit trelateral: Marrëveshja për asociacionin të zbatohet sipas kushtetutës

NULL NULL
17/08/2022

Emisari i Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Bashkimi Evropian e ka përkrahjen e Uashingtonit në ndërmjetësimin e procesit dialogues në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ai ka theksuar se ShBA-ja kërkon zgjidhje dhe stabilitet afatgjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Nuk dua të paragjykoj assesi, jemi duke shikuar drejt zgjidhjes dhe stabilitetit rajonal”, ka thënë Escobar për Kanal10.

“Sa për Asociacionin e Komunave Serbe, marrëveshja e nënshkruar duhet zbatuar në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.”