Escobar: Me Asociacion synojmë ta zhbëjmë Serbinë nga veriu i Kosovës NULL NULL nga Hekuran Sokoli 18.05.2023 18:32 nga Hekuran Sokoli 18.05.2023 18:32 I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, SHBA-ja dëshiron që të zhbëhet ajo që Serbia po bën në veri të Kosovës. Kështu ka thënë ai gjatë një seance dëgjimore në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan me temën “Vlerësimi i Politikës së ShBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor”, raporton Klankosova.tv. “Themelimi i Asociacionit është një zotim i cili është bërë në marrëveshjen e Brukselit. Por, ne vazhdimisht i kemi thënë Kosovës se ne do ta ndihmojmë atë që ta formësojë Asociacionin në diçka që është model evropian që nuk e pengon sovranitetin e shtetit, strukturën e Kushtetutës ose funksionalitetin e shtetit”. “Mënyra se si ne e shohim, Asociacioni është një rrugë për t’i bashkuar katër komuna për të mundur që të ofrojnë shërbime komunale për minoritetet në gjuhën serbe”, deklaroi Escobar. “Ne do të dëshironim që ta përdorim Asociacionin për ta zhbërë atë që Serbia po bën në veri të Kosovës dhe ta fusim [veriun] në strukturën e Kosovës, që ata [Kosova] ta kontrollojë dhe është nën ligjet e Kosovës”. “Pra unë nuk e shoh si mjet të Serbisë, e shoh si një mënyrë për Kosovën që t’i akomodojë këta qytetarë që jetojnë në Kosovë”, deklaroi i Dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv
Kosova Osmani i kërkon ministrit suedez mbështetje për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE 2 months
Kosova Shoqata e Prokurorëve të Kosovës: Reagimet ndaj Isufajt përçojnë mesazhe tendencioze politike 2 months