Erzeni kualifikohet për fazën tjetër “CEV Voleyball challenge Cup 2020” NULL NULL 05.12.2019 07:28 05.12.2019 07:28 Ka qenë një javë e vështirë për qytetarët e Shijakut, i prekur rëndë nga pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit. Por ekipi i Erzenit në volejboll ua ka thyer sadopak buzëqeshjen me fitoren 3-0 ndaj Partizanit për Euro kupën CEV, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova. Seti pare 25 -16, Seti dyte 25-19 dhe ai i trete 26-24. Erzenit i duheshin vetëm dy sete për t’u kualifikuar pas fitores 3-0 me Partizanin në Tiranë. Sulmet e forta të lojtarëve të Erzenit si Asmend Kula 13, Vuk Medenica 15 dhe Anis Cullhaj 11 dhuruan spektakël shoqëruar me duartrokitje në pallatin e sportit Dhimitraq Goga. Partizani u mundua të marrë frenat e lojës por e kishte të pamundur të përballonte dhe të fitonte përparësi ndaj Erzenit. Kristi Berdufi lojtari me numrin 10 i Partizani në rrolin e liberos bëri të pamundurën për të organizuar të tijët kundra ish ekipit ku u shpall kampion por e gjithë dinamika e këtij dueli kontrollohej nga shijakasit. Ndeshja e kthimit ishte caktuar të zhvillohej më 27 nëntor, nën drejtimin e një arbitri të parë moldav me ndihmës një arbitër turk po në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” . Mirëpo tërmeti i fortë i së martës, 26 Nëntor si dhe shpallja nga qeveria e gjendjes së pjesshme të jashtëzakonshme nuk krijonte kushtet normale për zhvillimin e takimit. Ndaj dhe CEV e pa me vend shtyrjen dhe zhvillimin e tij sot më 4 dhjetor. Ekipi Erzenit u drejtua nga trajneri Arben Sako dhe ndihmësi i tij Rezart Muka. Partizani në këtë ndeshje drejtohej nga ndihmës trajneri Elton Tukseferi, ndërsa trajneri i parë, Ylli Tomorri, ndodhet jashtë vendit për arsyet personale. Erzeni , më 10 dhe 17 dhjetor, do të ndeshet me italianët e “Allianz Power Voley” të Milanos që mban vendim e katërt në kampionatin Italian. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ministri shqiptar pritet në Vatikan nga Papa Françesku, vlerësohet shembulli i Shqipërisë për botën 26/03/2024