Erza Muminoviq eliminohet në rrethin e dytë të Grand Prix të Austrisë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Erza Muminoviq eliminohet në rrethin e dytë të Grand Prix të Austrisë

NULL NULL
25.05.2023 18:30

Xhudistja kosovare Erza Muminoviq është mposhtur nga garuesja e Azerbajxhanit, Gultaj Mammadaliyeva. Parapraksht, në rrethin e parë Muminoviq e mposhti austriaken Carina Klaus-Sternëieser në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kurse në kategorinë deri në 57 kilogramë Flaka Loxha u pësoi nga spanjollja Jaione Equisoain. Ndryshe Kosova po përfaqësohet në Grand Prix të Austrisë me gjashtë garues.

Krahas Erzës dhe Loxhës, në këtë garë po marrin pjesë edhe Laura Fazliu, Loriana Kuka, Akil Gjakova dhe Shpat Zekaj.