8:35, 6 Korrik 2020

Shqiptarja nga Prizreni, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka fituar mandatin e deputetes në zgjedhjet që janë mbajtur dje në Kroaci.

Do të jetë hera e tretë që Lekaj-Përlaskaj do të përfaqësojë përveç shqiptarëve edhe pakicat tjera, transmeton Klan Kosova.

Pas mesnate mbrëmë vet ajo ka shpallur fitoren, duke falënderuar përkrahësit, që edhe në ato momente i kishte afër.

“Ekipi fitues. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar ajo.

Për herë të tretë kërkon votë për parlamentin kroat, Ermina Lekaj-Përlaskaj synon një ditë Qeverinë e Kosovës

Konkurs Pune

Lexo më shumë