Ermal Krasniqi afër marrjes së ftesës nga Kosova - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ermal Krasniqi afër marrjes së ftesës nga Kosova

NULL NULL
20.03.2023 09:05
Ermal Krasniqi

Futbollisti i Cluj, Ermal Krasniqi, është afër që të ftohet nga trajneri i kombëtares së Kosovës për ndeshjet e muajit mars për kualifikimet në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kjo u bë e ditur nga gazetari i Artmotion Arbon Flugaj.

“Lajm i mirë megjithatë është fakti se ai është në listën e pritjes dhe ekipi i Cluj javë më parë ka pranuar përmes emailit para-ftesën (pre-invitation) që do thotë se ai mund të ftohet në rast nevoje”, ka thënë Flugaj.

Ish-futbollisti i Ballkanit, në rast se do të ftohet do ta zëvendësojë Elbasan Rashanin, i cili është i lënduar.

Krasniqi me padurim po e pres ftesën e “Dardanëve”.

“24 orët e ardhshme do jenë definitive nëse ai do të ftohet ose jo”, shtoi Flugaj.

Kosova do ta nis kampanjën kualifikuese më 25 mars, kundër Izraelit dhe tre ditë më vonë do ta luajë edhe ndeshjen e dytë kundër Andorrës/ Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS