Lajmet e fundit
Ndërkaq, nga viti 2024 ka nisur rrugëtimin e boksit profesional.
Erion Veseli, ka zhvilluar deri më tani 6 meçe si profesionist dhe i ka fituar që të gjitha, madje pesë prej tyre ma nokaut teknik (TKO).
Përballja e radhës e tij pritet të zhvillohet së shpejti.
Rreth karrierës së tij, ai sot ka folur enkas për shikuesit e Klan Kosovës.
Boksieri ishte mysafir në emisionin e mëngjesit "Ora 7".
Ai tregoi se është nën menaxhimin e vëllezërve Robin dhe Qëndrim Krasniqit.
Veseli tregoi edhe hapat e parë se si nisi të merrej me boks.
"Unë si 13 vjeçar kam qenë pak mbi peshë, atëherë kam me humbë pak peshë dhe e gjeta sportin e boksit dhe ngadalë e hoqa peshën dhe e pashë vetën në boks dhe thashë tash po mundohem për të vazhduar", deklaroi ai.
Boksieri tregoi se ky sport është goxha i vështirë.
Ai tregoi se ushtron rreth 11 herë në javë.