Erion Veliaj uron Distria Krasniqin: U ktheve në frymëzim për kampionët tjerë

Erion Veliaj uron Distria Krasniqin: U ktheve në frymëzim për kampionët tjerë

NULL NULL
2 months më parë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, e ka uruar xhudisten Distria Krasniqi për fitoren e Medaljes së Artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Veliaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se dita parë e këtyre lojërave filloi mjaft mbarë dhe shprehet i lumtur për suksesin që korri Distria duke thënë se u bë frymëzim për sportistët tjerë.

“Dita e parë me këmbë të mbarë 😍 Shumë i lumtur për medaljen e parë të Artë 🥇për Kosovën 🇽🇰 në #OlympicGames #Tokyo2020 Bravo 👏 Distria Krasniqi dhe faleminderit që u ktheve në frymëzim dhe ogur të mirë për kampionët e tjerë të 🇽🇰 & 🇦🇱 Forca! ❤“, ka shkruar ai në Facebook.