Erion Veliaj e fiton mandatin e tretë në Tiranë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Erion Veliaj e fiton mandatin e tretë në Tiranë

NULL NULL
16.05.2023 12:12
Erion Veliaj

Ka përfunduar numërimi i votave për Bashkinë e Tiranës.

Kryebashkiaku aktual Erion Veliaj, është konfirmuar për mandatin e tretë.

Ai e mposhti bindshëm kundërshtarin e tij të “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, i ka fituar 158 mijë e 688 vota, derisa Këlliçi mori 100 mijë e 351 vota.

Diferenca mes kandidatit të Partisë Socialiste dhe atij të “Bashkë Fitojmë”, është 58 mijë e 337 vota.

Ndërkaq kandidatët e tjerë, Arlind Qori nga ”Lëvizja Bashkë” është renditur I treti më 13 mijë e 835 vota.

I katërti është Roland Bejko, nga Partia Demokratike nuk ka marrë më shumë se vendi i katërt me 12 mijë e 388, shkruan Abcnews.al përcjell Klankosova.tv

Nga ana tjetër Lalja Pernaska e PDIU ka marrë 2 mijë e 104 vota, ndërsa Marko Dajti nga “Fronti i Majtë” ka siguruar 2 mijë e 807 vota./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS