Ergodan do të vizitojë Kievin dhe Moskën: Gati të ndërmjetësojë NULL NULL 23.01.2022 10:11 23.01.2022 10:11 Turqia është e gatshme të ndërmjetësojë në mes të Rusisë dhe Ukrainës, ka thënë kështu të premten presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, “Ne nuk do të pranojmë trazira në rajon. Ne duam që paqja të mbizotërojë dhe ne jemi të gatshëm ta bëjmë pjesën tonë”, ka thënë Erdogan para gazetarëve pas namazit të xhumasë. Ai paralajmëroi se çdo lloj pushtimi ose shpërthimi i luftës përbën një kërcënim të madh për paqen rajonale. Duke theksuar se Turqia ka marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Ukrainën, Erdogan tha se do të vizitojë Kievin në të ardhmen e afërt dhe se do të ketë edhe një udhëtim drejt Moskës, shkruan Anadoly Agency, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.