Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Erërat e forta shembin çatinë e restorantit, vdes një person – lëndohen 10 të tjerë

NULL NULL
08.07.2025 16:44

Një person ka vdekur dhe dhjetë të tjerë janë lënduar nga shembja e çatisë të restorantit “Essenza” në Itali.

Aksidenti ndodhi në komunën e Terracinës, rreth dy orë larg me makinë në jug të Romës. Autoritetet dyshojnë se një erë e fortë ka kapur çatinë dhe ka shkaktuar shembjen e saj.

Stuhi të forta, duke përfshirë tornado, breshër dhe shi të rrëmbyeshëm – kishin përfshirë Italinë për ditë të tëra.

Sipas policisë, gruaja e vdekur është italianja Mara S. Gruaja e re kishte planifikuar të punonte si someliere në restorantin “Essenza” gjatë verës. Midis dhjetë të plagosurve janë si punonjës ashtu edhe mysafirë të restorantit. Tre viktima thuhet se janë në gjendje kritike. /Klankosova.tv

Dhjetë persona u plagosën në aksident, dhe një punonjës i restorantit pësoi lëndime fatale.
Dhjetë persona u plagosën në aksident, dhe një punonjës i restorantit pësoi lëndime fatale.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.