Erdogani në samitin në Tiranë: I gatshëm të ri-ndërmjetësoj paqen Rusi-Ukrainë NULL NULL 28.02.2024 21:52 28.02.2024 21:52 Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Foto: AA Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të presë sërish negociatat e paqes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Anadolu. Në një video-mesazh të lëshuar në Samitin Ukraina-Evropa Juglindore, të mbajtur në Tiranë, presidenti Erdogan tha se ai mbetet në qëndrimin e tij se diplomacisë dhe dialogut duhet t’i jepet një mundësi për një “zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme” të luftës së Ukrainës. “Unë jam i mendimit se duhet të iniciohen përpjekje të përbashkëta, të paktën për përcaktimin e parametrave të përgjithshëm të paqes”, tha Erdogan. Ai tha se Turqia “në parim” mbështet formulën e paqes prej 10 hapash të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe se është e gatshme të kontribuojë në “rimëkëmbjen dhe rindërtimin e shpejtë” të vendit të shkatërruar nga lufta. Presidenti turk gjithashtu theksoi nevojën për rregullore të sigurisë detare të Detit të Zi she se Ankaraja është në bisedime për një rregullore të re të mbështetur nga Kombet e Bashkuara (OKB) mbi angazhimet e sigurisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pacolli: Vuçeviq me diskursin e fundit ndaj Kosovës, jep shpresë për përmirësimin e atmosferës në dialog 08/10/2024
Kosova Ministrat shqiptarë nuk e presin kryeministrin e Serbisë në Shkup, Ratkoceri: Për konsum të brendshëm 08/10/2024