Erdogani bisedon me Kurtin e Vuçiqin: Turqia e gatshme të kontribuojë në dialog NULL NULL 31.05.2023 19:14 31.05.2023 19:14 Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar biseda telefonike me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas njoftimit të presidencës turke, në këto biseda është trajtuar edhe çështja e fundit e tensioneve në veri të vendit, për çka ai ka thënë se dialogu është e vetmja metodë për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajon. “Gjatë bisedave ku u adresuan marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet rajonale, presidenti Erdogan, në lidhje me zhvillimet që po ndodhin në veri të Kosovës, deklaroi se sigurimi i progresit në procesin e dialogut është metoda e vetme për ndërtimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon”. Presidenti turk vuri në dukje se “Turqia është e gatshme të japë kontributin e nevojshëm në procesin e dialogut”. Në biseda, Kurti dhe Vuçiqi e kanë uruar homologun e tyre turk për rizgjedhjen. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti britanik thotë se duket që terroristët u trajnuan me automjetet që Amerika ia dhuroi Serbisë 4 orë më parë
Kosova Kearns për kërcënimet serbe: Mosndëshkimi ngjallë përbuzje për sundimin e ligjit 19 orë më parë