Erdogan: Tërmeti i sotëm, fatkeqësia më e madhe që nga viti 1939 - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Erdogan: Tërmeti i sotëm, fatkeqësia më e madhe që nga viti 1939

NULL NULL
06.02.2023 11:52

Presidenti turk Rexep Tayyip Erdogan ka thënë se tërmeti i së hënës është fatkeqësia më e madhe e vendit që nga viti 1939.

Ai ka shtuar se rreth 2,818 ndërtesa tani janë shembur si pasojë e tërmetit.

Tërmeti i Erzincanit i vitit 1939, të cilin e përmendi Erdogan, besohet të ketë vrarë 33,000 njerëz.

Deri më tani nga tërmeti i sotëm raportohet të kenë vdekur mbi 1,200 njerëz, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.