Erdogan shpreh keqardhje për përmbytjet: Jemi pranë vëllezërve kosovarë NULL NULL 03.02.2023 19:32 03.02.2023 19:32 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur sot në takim nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan në Stamboll të Turqisë. Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast presidenti turk ka shprehur keqardhjen e tij për përmbytjet që ndodhën nëpër disa komuna të Kosovës si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut. Erdogan ka thënë se Turqia qëndron pranë vëllezërve kosovarë, njofton Klan Kosova. “Shpreh keqardhjen time për fatkeqësinë e përmbytjeve dy javë më parë në Kosovë”. “Duam të jemi përkrah vëllezërve kosovarë si gjithmonë. Jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për të lehtësuar pasojat nga fatkeqësitë e përmbytjeve”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 34 minuta më parë