Erdogan: Shkëmbimi i burgosurve është hap i rëndësishëm se lufta Rusi-Ukrainë po përfundon NULL NULL 22.09.2022 16:41 22.09.2022 16:41 Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, vlerëson se shkëmbimi i të burgosurve, i ndërmjetësuar nga Turqia, që përfshin pothuajse 300 persona, ishte një hap i rëndësishëm drejt përfundimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Transmetuesi turk NTV raportoi të enjten se në mesin e të burgosurve që u shkëmbyen, pesë komandantë të lartë ukrainas kanë mbërritur në Turqi, ku do të qëndrojnë deri në fund të luftës. “Ky shkëmbim i të burgosurve, i cili u bë nën ndërmjetësimin e Turqisë, është një hap i rëndësishëm drejt përfundimit të luftës”, tha Erdogan. “Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të arritur paqen dhe stabilitetin në të ardhmen. Për shembull, sapo të kthehemi, do të thërrasim përsëri liderët dhe do të vazhdojmë diplomacinë tonë telefonike me ta”, shtoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Njëri nga të dyshuarit pë rastin në Kolovicë nga QKUK-ja dërgohet në mbajtje (VIDEO) 3 minuta më parë
Kosova Kurti për kalimin e Raportit për Kosovën në KiE: Lajm i mirë për Evropën, Rusia jashtë e Kosova brenda 4 minuta më parë