Erdogan: Nuk ka miratim për zgjerimin e NATO-s që mund të dobësojë Turqinë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Erdogan: Nuk ka miratim për zgjerimin e NATO-s që mund të dobësojë Turqinë

NULL NULL
1 month më parë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se si një anëtare e NATO-s, vendi i tij nuk do të pajtohet me asnjë zgjerim që mund ta bëjë aleancën ushtarake më pak të sigurt, as të dëmtojë sigurinë e saj.

Këto komente presidenti Erdogan i bëri duke paraqitur shqetësimet e saj lidhur me synimin e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësimin në NATO, në kohën kur po vazhdon lufta në Ukrainë, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

“Ne presim që aleatët tanë të kuptojnë ndjeshmëritë tona (për përpjekjet kundër terrorizmit), të tregojnë respekt dhe të ofrojnë mbështetje nëse është e mundur”, tha Erdogan në takimin e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

“Ne jemi një nga vendet kryesore që mbështesim në mënyrë aktive aktivitetet e aleancës (NATO), por kjo nuk do të thotë se do të pajtohemi me çdo propozim pa diskutim”, tha ai, duke shtuar se zgjerimi i NATO-s mund të funksionojë nëse respektohen ndjeshmëritë e Turqisë.

Erdogan theksoi nevojën e Turqisë për të mbrojtur kufijtë e saj nga grupet terroriste dhe u shpreh se është “jokonsistente” që Suedia dhe Finlanda të kërkojnë t’i bashkohen aleancës ushtarake kur ofrojnë mbështetje siç pretendon ai për terroristët e PKK/YPG-së.

“Suedia refuzoi të ekstradojë terroristët në Turqi, por guxon të kërkojë anëtarësimin në NATO”, tha ai.