21:34, 24 Prill 2019

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka shprehur ngushëllime homologun të tij nga Shri Lanka, Maithripala Sirisena, për sulmet terroriste të së dielës së Pashkëve.

Sipas burimeve presidenciale, presidenti Erdogan i përcolli ngushëllime homologut të tij nga Sri Lanka në një bisedë telefonike.

Në të dielën e Pashkëve, tetë shpërthime shënjestruan vende të ndryshme brenda dhe jashtë kryeqytetit të Shri Lankës, Kolombo.

Sulmet goditën kishat në qytetet Kochchikafe, Negombo dhe Battacaloa, si dhe hotelet Kingsbury, Cinnamon Grand dhe Shangri La, ku humbën jetën të paktën 359 persona, raporton AA, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë