Erdogan: Macron ka nevojë për trajtim mendor

Erdogan: Macron ka nevojë për trajtim mendor

NULL NULL
1 muaj më parë

President i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka thënë se Emmanuel Macron, Presidenti i Francës, ka nevojë për trajtim në pikën mendore.

Erdogan këto komente i bëri gjatë një fjalimi në Kongresin e 7-të të zakonshëm të Partisë AK në qytetin Kayseri, duke thënë “Çfarë problemi ka Macron me Islamin dhe muslimanët?”, shkruan Anadolu Agency, transmeton Klan Kosova.

“Macron ka nevojë për një trajtim në pikën mendore. Çfarë mund t‘i themi një kreu të shtetit përveçse të kontrollohet nga pikëpamja mendore, sepse ai nuk e kupton lirinë e besimi dhe sillet në këtë mënyrë për miliona anëtarë të besimit të ndryshëm që jetojnë në vendin e tij. Një e dy merret me Erdogan-in. Nuk fiton asgjë që merret me Erdogan-in. Madje, pas një muaji ka zgjedhje dhe do ta shohim fatin e tij në zgjedhje”.

“Nuk mendoj se rruga është e largët. Pse? Sepse ai nuk ka arritur ndonjë fitore për Francën që të arrijë fitore për veten e tij. Qëndrimet tona parimore do të vazhdojnë kategorikisht edhe pas kësaj. Aktualisht këto qëndrojnë edhe pas katastrofës, pas këtyre pushtimeve në Azerbajxhan. Ndodheni brenda treshes së Minskut. Çfarë keni bërë deri tani? A i keni çliruar territoret azerbajxhanase nga pushtimi? Jo. Vetëm i dërgoni armë Armenisë dhe mendoni se do të ndërtoni paqe me armët që u keni dërguar armenëve. Nuk mund ta ndërtoni, sepse nuk jeni të sinqertë”.

Erdogan ka deklaruar se Evropa ka hapur një front kundër muslimanëve dhe se me këto veprime ajo po përgatit fundin e saj.

“Nëse vendet evropiane duan t’i ruajnë pozicionet e tyre në sistemin global të ristrukturuar politikisht dhe ekonomikisht, ata duhet të shpëtojnë sa më parë nga kjo sëmundje e islamofobisë brenda trupave të tyre. Në të kundërtën kjo sëmundje do të shkatërrojë nga brenda të gjithë Evropën, përfshirë nga Franca e deri tek Gjermania”.