Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Erdogan kërkon respektimin e marrëveshjes së Ohrit

NULL NULL
13.05.2015 15:04
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë vizitës në Tiranë ka komentuar rreth ngjarjeve të fundit që ndodhen në Maqedoni.

Erdogan ka shprehur shqetësimin e tij për dhunën dhe konfliktin që shënoi viktima të pafajshme, ku i ka bërë apel qeverisë së Maqedonisë që të zgjidh situatën nëpërmjet dialogut dhe zbatimit të marrëveshjes së Ohrit dhe të mos lejoj që konflikti të përshkallëzoj edhe më tej.

Presidenti turk potencoi se në Ballkan ka nga ata që duan të cenojnë paqen dhe sigurinë, por i luti që mos të përsëritet një terrorizëm si ai në Turqi.

Mesazhe të tilla pati edhe nikoqiri i tij Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, i cili pati lutje të njëjta për udhëheqësit në Maqedoni.

Që të dy bënë thirrje që në Ballkan të mos cenohet paqja.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.