Erdogan flet me Putinin, bisedojnë për tërmetin dhe luftën Ukrainë-Rusi NULL NULL 24.02.2023 17:46 24.02.2023 17:46 Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka biseduar në telefon me presidentin rus Vladimir Putin. Temë e bisedës së Erdoganit me Putinin ishte në lidhje me tërmetin që goditi Turqinë pak javë më parë dhe zhvillimin e luftës Rusi-Ukrainë, që filloi sot, një vit më parë, përcjell Klankosova.tv. “Presidenti Erdogan falënderoi Presidentin Putin për solidaritetin e tij me Turqinë për tërmetet”, thuhet në njoftimin e presidencës turke. Erdogan theksoi nevojën e arritjes së një paqeje të drejtë për të parandaluar humbjet e mëtejshme të jetëve dhe shkatërrimet. “Duke shprehur dëshirën e sinqertë të Turqisë për ringjalljen e marrëveshjes së arritur në Stamboll, Presidenti Erdogan vuri në dukje se Ankaraja është e gatshme të ofrojë çdo lloj mbështetjeje në këtë drejtim”. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Putin miraton propozimin për krijimin e qendrave për trajnimin ushtarak me Bjellorusinë 2 months