Erdhi vera, kujdes me këmbët - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Erdhi vera, kujdes me këmbët

NULL NULL
30/05/2015

Me ardhjen e stinës së verës keni paketuar këpucët e dimrit dhe keni filluar të vishni sandalet verore. Pa dyshim që ndjeni nevojën e pedikyrit.

Për këtë drejtohuni pranë një qendre estetike ose mësoni të realizoni pedikyr në kushtet e shtëpisë. Përdorni skrabin për të larguar lëkurën e vdekur dhe të thatë.

Nuk ka asgjë më të shëmtuar se ekspozimi i një këmbe të flashkët në një palë sandale të bukura. Pedikyri në kushtet e shtëpisë nuk ka nevojë të jetë diçka “e madhe”.

Një skrab i cili mbahet pranë dushit dhe përdoret disa herë në javë është i mjaftueshëm.

Në ditët në vijim do të ndjeni një diferencë të madhe në butësinë e këmbëve tuaja. / klankosova.tv